LDK-ja me homazhe për Nexhat Dacin, mungon Abdixhiku

E publikuar: 02/01/2026 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të prirë nga nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri, kanë bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit,Nexhat Daci, i cili vdiq të enjten në moshën 81-vjeçare.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, personalitete nga jeta politike e akademike, si dhe qytetarë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit.Gjatë ditës janë paraparë edhe aktivitete të tjera në kuadër të ceremonive mortore.

Sipas agjendës zyrtare, nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat në Dragodan.