Policia me aksion në Prishtinë, konfiskohen armë, fishekë e substanca narkotike

E publikuar: 02/01/2026 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion mbrëmjen e së enjtes, në kryeqytet.

Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit, gjatë kontrollit në dy lokalet e dy të dyshuarve si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë me 20 copë fishekë, një pistoletë me 13 copë fishekë, 17.5 gram substancë narkotike të llojit kokainë, dy peshore digjitale, 1000€ kesh para, një telefon dhe një DVR me një pajisje me 6 porte.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.