Dëmtohen 185 doza ampula me vlerë afro 20 mijë euro në frigoriferin e Spitalit të Gjilanit, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

E publikuar: 01/01/2026 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në repartin e oftalmologjisë në Spitalin e Gjilanit janë dëmtuar 185 doza ampula të cilat kishin qenë duke u ruajtur në frigorifer.

Policia tha se dyshohet se stafi përgjegjës ka dështuar që ta bëjë ruajtjen e tyre sipas normave të lejuara dhe se vlera e dëmit llogaritet afër 20 mijë euro.

Prokurori i rastit e ka iniciuar veprën si “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

“Rr. Idriz Seferi, Gjilan 31.12.2025 – NN. Është raportuar se në spitalin e Gjilanit në repartin e oftalmologjisë janë dëmtuar 185 doza ampula të cilat kishin qenë duke u ruajtur në frigorifer, por dyshohet se stafi përgjegjës ka dështuar që ta bëjë ruajtjen e tyre sipas normave të lejuara. Vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet të jetë rreth 20.000€. Është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, rasti është duke u hetuar”./Express/