FAST me njësitë policore arrestojnë një person, po kërkohej nga Gjermania përmes INTERPOL

E publikuar: 31/12/2025 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, respektivisht njësitit FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë relevante policore, ka realizuar sot arrestimin e një personi të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar.

Arrestimi është bërë më 31.12.2025, rreth orës 14:00, ndaj një shtetasi të Republikës së Kosovës, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arresti të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë, për vepra të rënda penale të sanksionuara sipas legjislacionit të atij shteti.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.