Ambasada e Shteteve të Bashkura të Amerikës në Kosovë është deklaruar për pritjet nga Qeveria e re që do të krijohet, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit që e nxorën bindshëm fitues Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Ambasada shpreson në thellim të partneritetit, përfshirë rifillimin e dialogut strategjik.
Për këtë të fundit, kërkohen veprime nga Qeveria.
“Shpresojmë të thellojmë partneritetin tonë me qeverinë e Kosovës, duke përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik. Kjo do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, ka deklaruar një zëdhënës i ambasadës për RTV21.
Dialogu strategjik me SHBA-së ishte pezulluar në shtator të këtij viti për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë që sipas ShBA-së kishin rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë duke vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.
Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Ëashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.


















