Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas pretendimeve të Petkovic, Lista Serbe ka arritur të fitojë 10 mandate të cilat janë të garantuara për pakicën serbe.
Petkovic në një intervistë për tanjug ka thënë se “populli serb në Kosovë ka dëgjuar thirrjen Vuçiqit”.
“Siç e përsëris shpesh, Lista Serbe është kordoni kërthizor që lidh popullin tonë në Kosovë me shtetin e Serbisë, me Beogradin zyrtar. Dhe fitorja e Listës Serbe në qarqet serbe është me rëndësi të madhe, sepse është përfaqësuesja e vetme legjitime e popullit serb në Kosovë. Sepse nëse në komunitetet serbe Lista Serbe fitoi mbi 90 përqind të votave, është e qartë për ju se populli serb është absolutisht me përfaqësuesit e Listës Serbe, dhe për këtë arsye kjo do të thotë me përfaqësuesit e Beogradit dhe shtetit të Serbisë.” – ka thënë ai.

















