Haradinaj, bashkëlufëtarëve në Ditën e Veteranit: Bashkë mposhtëm armikun; Ditë krenarie e lavdie

E publikuar: 30/12/2025 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën e Veteranit, kujtoi sulmin e parë mbi familjen Jashari, që, siç thotë ai, ndezi mobilizimin e përgjithshëm për liri e pavarësi.

Përmes një postimi në Facebook, ai thekson se me bashkëluftëtarët, mposhtën armikun dhe i sollën liri vendit krah aleatëve.

“Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore. Që nga sulmi i parë mbi familjen Jashari, që ndezi mobilizimin e përgjithshëm për liri e pavarësi, rruga jonë u bë rrugë sakrifice, vendosmërie dhe qëndrese. Bashkë mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit krah aleatëve.”

“Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut.” – shkroi Haradinaj.