Arrestohet i dyshuari që gjeti kuletën me 800 euro por viktimës i’a ktheu vetëm 500

E publikuar: 30/12/2025 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë së huaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh në magjistralen Podujevë-Prishtinë i cili i kishte rënë një viktime mashkull kosovar.

Në portofol, sipas deklarimit, ndodheshin rreth 800 euro para të gatshme dhe dokumente personale.

Policia bën të ditur se i dyshuari nuk e ka raportuar gjetjen e portofolit në institucionet përkatëse dhe dyshohet se ka mbajtur një pjesë të parave. Pas identifikimit, ai është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Viktimës i është kthyer portofoli me 500 euro para dhe dokumentet personale, ndërsa rasti është duke u hetuar.