Numërohen 100% e votave të rregullta, këto janë rezultatet

E publikuar: 30/12/2025 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kmisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 përqind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, fituese e zgjedhjevevtë së dielës është Lëvizja Vetëvendosje me 433 mijë e 394 vota,  apo 49.34%.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota, apo 20.98%.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota, apo 13.57%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota, apo 5.66%.