Dizajnerja e njohur Arbëresha Hoxha ka reaguar lidhur me rezultatin e LDK-së, duke theksuar se përgjigjja e votuesve me vetëm 13.78% është një sinjal i qartë për nevojën e ndryshimit të qasjes politike. Sipas saj, fushatat e bazuara kryesisht në koncerte apo në mbështetjen e disa individëve me ndikim nuk mjaftojnë për fitore të qëndrueshme.
Hoxha vlerëson se fitorja në Prishtinë erdhi më shumë nga mungesa e një kandidati bindës nga kundërshtarët, sesa nga një strategji e qartë e partisë. Ajo thekson se LDK-ja ka nevojë për një ristrukturim të thellë të brendshëm, forcim të strukturave lokale, ndërtim të lidershipit kredibil dhe një program politik që adreson realisht nevojat e qytetarëve, në mënyrë që të shndërrohet në një forcë politike konkurruese dhe të qëndrueshme.


















