Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se synon të kandidojë sërish për postin më të lartë në vend.
Ajo ka theksuar se po ashtu, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit pret formimin e institucioneve të reja dhe paralajmëroi bisedime për mbështetje të kandidaturës së saj, shkruan REL.
Ajo tha se synon të vazhdojë angazhimin politik, edhe nëse nuk zgjidhet presidente. Osmani komentoi, gjithashtu, raportet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, politikën e jashtme të Kosovës, marrëdhëniet me SHBA-në nën administratën Trump, dialogun Kosovë-Serbi dhe zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve.

















