Gjesti reagon për herë të parë në rrjete sociale

E publikuar: 29/12/2025 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari i njohur nga Peja, Gjesti, ka reaguar për herë të parë që pas vdekjes së vëllait të tij, Eldionit.

Vëllai i ka vdekur në shtator të këtij viti në një aksident me motoçikletë.

Që nga ajo kohë, artisti ka qëndruar në heshtje.

Postimi i plotë i Gjestit:

“Përshëndetje krejtve shpresoj që jeni mirë, u bë një kohë që nuk jemi parë për këtë po dua t’iu falënderoj secilin prej juve që më keni ndenjur afër mua dhe familjes time në këtë periudhë shumë të vështirë.

Për mua ka qenë e rëndësishme që në këtë kohë me ndejt larg rrjeteve sociale me u marr më shumë me veten dhe familjen time.

Sidoqoqftë, iu kam pasur në mendje dhe zemër siç më keni pasur mua.

Po e shfrytëzoj rastin me këtë video me ia uru Vitin e Ri të gjithëve, ishalla e keni shëndetin, lumturinë edhe familjen se të tjerat bëhen.

Si përfundim desha të iu tregoj se në vitin 2026 në janar kthehem në muzikë aty ku e kam vendin.