Donbasi është një çështje e vështirë. Ju e dini qëndrimin tonë dhe ne duhet të respektojmë ligjin tonë, popullin tonë dhe territorin që kontrollojmë, deklaroi presidenti ukrainas Zelensky, shkruan ANSA, transmeton ATSH.
‘’Pozicioni ynë është shumë i qartë dhe ne kemi qëndrime të ndryshme me Rusinë. Referendumi është një nga çelësat. Mund të kemi një referendum për çdo pikë të planit, ose nuk mund ta përdorim. Mund të përdorim gjithashtu një votim parlamentar ose një referendum, nuk ka rëndësi. Nëse plani është shumë i vështirë për shoqërinë tonë, është shoqëria që duhet të zgjedhë sepse është toka e saj”, shtoi ai.
“Patëm një telefonatë të përbashkët produktive me udhëheqësit evropianë, përfshirë NATO-n dhe BE-në, dhe ramë dakord të takohemi në javët e ardhshme për të finalizuar çështjet e diskutuara. Ramë dakord me Trumpin që ai ndoshta do të na presë në Uashington . Ukraina është gati për paqe”, theksoi ai.
















