Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti e ka quajtur fitore të popullit të Kosovës rezultatin e sotëm në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Kurti, në konferencë për media, tha se fitorja bindëse në zgjedhje e ka bërë të qartë se duhet ecur përpara për formimin e institucioneve.
“Tani bllokadat janë të pamundura”, tha ai në konferencën për media.
Ai ftoi edhe partitë e ish-opozitës për bashkëpunim në legjislaturën e dhjetë, për miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare.



















