Policia e Kosovës ka arrestuar sot Millosh Steviq, për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes shantazhit.
Burime të Tëvë1 brenda Policisë të Kosovës bëjnë të ditur se i njëjti është shoqëruar në stacion policor në Graçanicë.
“I njëjti është duke u intervistuar për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit”, ka thënë i njëjti.
Burime të tëvë1 bëjëne të ditur se ai udhëheqë serbët në Kosovë të cilët i ka organizuar edhe për të shkuar në Beograd.


















