Një incident është shënuar sot rreth orës 12:00 në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Mustafa Bakija” në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka njoftuar pwr KosovaPress, se një qytetar i moshuar, në shenjë revolte pasi komisioni zgjedhor nuk e ka lejuar ta ndihmojë bashkëshorten e tij gjatë procesit të votimit, e ka shqyer fletëvotimin.
Pas incidentit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka shoqëruar qytetarin në stacion policor për intervistim. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me të cilin janë konsultuar veprimet e mëtejme ligjore.
Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave fillestare, personi është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.


















