Kryetarja e Komunës së Ranillugut, Tanja Antic, është shoqëruar në polici për shkak të dyshimit se ka ushtruar presion dhe ndikim tek votuesit e partive të tjera serbe.
Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, ajo është duke u intervistuar në Policinë e Kosovës për veprën në fjalë.
Siç thonë burimet e Gazetës Express, Antic është angazhuar “si pjesë e një plani të strukturuar të Serbisë për orientim të votës tek Lista Serbe përmes detyrimit dhe shantazhit”.

















