Derisa kanë kaluar gati 5 orë që nga nisja e procesit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme, në komunën e Malishevës po dyshohet se Qendra Mjekësore atje po lëshon vërtetime të dyshimta për paafësi për të votuar.
Burime të Periskopit, kanë thënë se një numër i madh i vërtetimeve po vijnë pa diagnozë të saktë pse nuk munden me votu.
“Malisheva ka telashe me votimet me asistencë, vertetime te QKMF Malisheve, pa diagnoze te saktë. Qytetarë të shumtë kanë shku në qendra të votimit me pretendime që nuk kanë aftësi për të votuar, duke kërkuar të votojnë me asistencë”, tha ky burim për Periskopin
“Vërtetohet që pacienti ka nevojë për asistencë nga një person tjetër gjatë procesit të votimit”, thuhet në raportin mjekësor, por pa treguar arsyen pse ka nevojë për asistencë.


















