Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin, në mesin e të ndaluarve është një ish-ushtarak

E publikuar: 28/12/2025 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesë persona të nacionalitetit serbë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin, me ç’rast të njëjtit janë ndalur nga Policia e Kosovës.

KosovaPress ka mësuar nga burime të veta brenda Policisë se rasti ka ndodhur në zonën e Kamenicës.

Sipas të njëjtit burim, bëhet e ditur se pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se së paku njëri prej tyre është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë.

“I njëjti dyshohet se mbështetë informacionet për planet e Serbisë për të cenuar këtë proces zgjedhor”, ka thënë burimi.

KosovaPress ka siguruar edhe inicialet e personave të ndaluar e që janë: SR (1981), MS (1986), SZ (1995), VK (1989) dhe DZ (2002).