Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij, Melizën.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se çdo votë është një hap drejt stabilitetit dhe një të ardhmeje më të mirë për vendin.
“ Bashkë me Melizën, ushtruam të drejtën tonë qytetare dhe të domosdoshme.Sot, çdo votë është një hap drejt stabilitetit, zhvillimit dhe një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë.Dilni dhe votoni. Me përgjegjësi, shpresë dhe besim.”
















