Përleshje mes votuesve në Zhegër, ndërhyn Policia

E publikuar: 28/12/2025 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa qytetarë janë përleshur verbalisht në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit që është edhe vendvotimi i vetëm në këtë fshat.

Gazetari i Dukagjinit, Elion Nuza, ka bërë të ditur se në këtë rast ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

Rrahman Agushi, menaxheri i kësaj qendre të votimit, u shpreh se gjithçka u menaxhua mirë.