Ankohet qytetari: Ngjyra në gishtin tim u fshi 20 minuta pas votimit në “Meto Bajraktari”

E publikuar: 28/12/2025 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një qytetar i cili votoi sot në shkollën e mesme të përgjithshme “Meto Bajraktari” në Prishtinë raportoi për eksperiencën e tij gjatë procesit të votimit.

Ai bëri të ditur se ngjyra në gishtin e tij është fshirë 20 minuta pasi votoi.

“Gishti im, 20 minuta pasi votova, është fshirë”, tha qytetari.

Procedura e gjurmës së gishtit është pjesë e masave të sigurisë dhe transparencës të vendosura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ajo garanton që çdo votues mund të votojë vetëm një herë dhe që e drejta e tij kushtetuese të respektohet plotësisht, shkruan KlanKosova.