Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi sapo ushtroi të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Radoniqi votoi në shkollën filloren “Lidhja e Prizreni”, dhe më pas ftoi qytetarët të dalin e të votojnë.
I pari i KQZ tha se përkundër kohës së shkurt gjithçka është gati për procesin e sotëm zgjedhor.
“Duhet të shfrytëzojë këtë rast që t’i ftojë qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre të Kosovës. Nga ana e KQZ të gjitha përgatitjet janë bërë përkundër kohës së shkurtër përgatitje të shumta e sfida e që kemi pas ne kemi arritur të siguroheni që procesi të fillojë me kohë”, tha ai.
Ai tha se edhe procesi i djeshëm i votimit i mërgatës ne përfaqësi diplomatike ka shkuar mirë.
Kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi sqaroi edhe mënyrën e votimit me asistencë dhe ata që nuk dinë shkrim dhe lexim.
“Për votim me asistencë çdo person që ka nevojë për asistim duhet të paraqes një dokument përkatës që dëshmon se ai nuk ka mundësi të votojë vetë…për personat që nuk dinë shkrim dhe lexim nuk ka rregulla ligji këtë kategori në 2023 e ka larguar si kategori për të votuar me asistencë sa i përket KQZ kemi një procedurë standarde edhe për këta persona, këtyre nuk iu mohohet e drejta e votimit për këtyre personave asistimi nuk mund të bëhët prapa kutisë së votimit asistimi i tyre bëhet vetëm deri tek kutia e votimit”, tha ai.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milion e 999 mijë e 205, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77 mijë e 85 votues. Kjo listë përmban 7 mijë e 192 votues më shumë se në zgjedhjet lokale më 12 tetor 2025.
Procesi i sotëm zgjedhor do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.
Më 9 shkurt të këtij viti qytetarët e Kosovës votuan në zgjedhjet e rregullta parlamentare ku të drejtën e votës 46.54%.



















