Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së me numër 17, Ahmet Isufi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime, duke theksuar se pjesëmarrja është dëshmi e pjekurisë demokratike dhe vendimtare për krijimin e shpejtë të institucioneve. Isufi tha se vota është përcaktim për të ardhmen e Kosovës drejt stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit në NATO dhe BE.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Ashtu siç kaloi qetë fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, po aq e rëndësishme është që nesër të dalim në votime në mënyrë masive.
Kjo do të jetë një dëshmi e pjekurisë sonë demokratike dhe një hap i domosdoshëm për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të shtetit, në mënyrë që Kosova t’i kthehet normalitetit, zhvillimit dhe prosperitetit, si dhe rrugës së integrimeve në NATO dhe BE.
Vota është besim dhe përcaktim për të ardhmen e vendit tonë.
Dil voto dhe përcakto të ardhmen tënde dhe të Kosovës!
#Krahteje
#129
#1
#17
Urime Kosovë!


















