Kanosi me sëpatë zyrtarët komunalë në Shtime, arrestohet i dyshuari

E publikuar: 27/12/2025 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar dje në Shtime, pasi dyshohet se me sëpatë ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit të Komunës së Shtimes, dhe më pas ka kanosur zyrtarët komunalë.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari ka probleme mendore.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin 24-orësh.