Është prezantuar Bursa e Mobilitetit para studentëve përfitues, ku u theksua se kjo skemë synon të lehtësojë qasjen në arsim për studentët, pavarësisht distancës gjeografike dhe gjendjes ekonomike.
Në këtë aktivitet, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, thanë se Bursa e Mobilitetit nuk përfaqëson vetëm mbështetje financiare, por është pjesë e një vizioni më të gjerë për barazi dhe drejtësi sociale në arsim.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se nuk bëhet fjalë vetëm për një skemë mbështetëse financiare, por për një vizion më të gjerë për një republikë ku arsimi është i qasshëm, i drejtë dhe i barabartë për të gjithë.
“Është kënaqësi që jam sot këtu bashkë me ju dhe që e kemi këtë moment kaq të rëndësishëm për rrugëtimin tuaj akademik dhe profesional. Nuk jemi duke folur vetëm për një skemë mbështetëse financiare, por edhe për një vizion më të gjerë, atë për një republikë ku arsimi është i qasshëm, i drejtë dhe i barabartë për të gjithë. Me bursën e mobilitetit për studentë, Qeveria jonë po adreson një sfidë reale me të cilën janë përballur shumë studentë ndër vite. E kjo është kostoja e udhëtimit drejt universiteti. Kjo skemë është e dizajnuar në programin e drejtësisë sociale, sepse ne vlerësojmë që distanca gjeografike dhe gjendja ekonomike nuk duhet të jenë pengesë për arsimin cilësor. E dimë që shumë familje shpenzimet e përditshme të transportit i kanë barrë të rëndë prandaj dhe kjo bursë nuk është veçse përkrahje financiare , është e qartë që shteti është në anën tuaj dhe se investimi në arsim është në të ardhmen e Kosovës”, tha Kurti.
Kurti tha se kjo nuk është masa e vetme duke përmendur se cka qeverisja e tij bëri për studentët gjatë këtij mandati, duke theksuar se studentët janë pasuria e shtetit.
“Kjo nuk është masa e vetme. Siç besoj e dini të gjithë vetëm këtë vit , Qeveria ka mbështetur studentët edhe me 100 euro përkrahje të njëhershme për fillimin e vitit akademik, pra në vjeshtën sivjet për t’iu ndihmuar për përballimin e shpenzimeve financiare. Gjithashtu e kemi fuqizuar skemën e bursave STEM, (Shkencë, Teknologji, Inxhinier dhe Matematikë), meqenëse Kosova ka nevojë për sa më shumë inixhinier, invovatorë, e programer të cilët e çojnë vendin përpara. Hapë tjetër të rëndësishëm që kemi marrë qysh në fillim të qeverisje, është arsimi universitar publik pa pagesë sepse ne besojmë që arsimi i lartë nuk është një privilegje por një e drejt dhe tashmë janë afër 200 mijë studentë që kanë përfituar nga kjo situatë në të cilën edhe për bachelor edhe master studimet janë falas, ka një pagesë vetëm për doktoraturë. Të dashur studentë ju jeni pasuria më e madhe e këtij viti dhe këtij vendi, investimi në ju është investim në zhvillim ekonomik, drejtësi sociale dhe në shoqëri të barabartë. Pikërisht gjendja juaj tregon çfarëdo të jetë e ardhmja e vendit tonë. Nga ana jonë, do të bëjmë politika që do t’iu mbështesin , fuqizojnë dhe ju japin mundësi reale për sukses”, nënvizoi Kurti.
Aty ai u kthy në kohën e studimeve.
“Edhe Hekurani e unë kemi qenë dikur studentë, kjo nuk do të thotë se jemi nostalgjikë, por edhe nuk do të thotë që nuk jemi nostalgjikë, me fjalë të tjera është e rëndësishme të studiojmë gjatë gjithë jetës, por vitet vendimtare janë kur studimet i bëjnë studentët. Dhe ne dëshirojmë me krejt çka dimë e mundemi t’iu ndihmojmë e përkrahmi në mënyrë që kur ta merrni diplomën e universiteti të jeni të përgatitur jo veç për vendin tonë por edhe konkurrencën që kemi me vendet e tjera, me korporatat botërore me një treg gjithnjë e më të integruara. Presim përkushtim, punë dhe besim në vetën tuaj. Kosova ka nevojë për dijë, energjinë dhe vizionin tuaj. Gjatë këtij mandati qeverisë kemi nda diku afër 18 mijë bursa me një buxhet të gjithmbarshëm prej rreth 20 milionë euro dhe në vijim do ta dyfishojmë buxhetin për bursa. Nuk ka kategori shoqërore e cila mund të tregoj se ka po shkon socio-ekonomik, e kulturo i një vendi sikurse ai i studentëve të universitetit.”
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo masë ka qenë e paraparë të implementohet gjatë vitit të ardhshëm, por se kanë punuar shumë që të gjenden mundësi që ajo të zbatohet gjatë këtij viti.
“Është një masë për të cilën ne kemi punuar dhe jemi angazhuar që të realizohet megjithëse kishte qenë si premtim të bëhet gjatë mandatit të ardhshëm, jemi munduar që të gjejmë hapësirën fiskale pra që të fillojmë realizimin që nga ky vit akademik. Dhe kësisoj ju jeni ndër përfituesit e parë, prandaj ju përgëzo, urime dhe suksese në studimet e juaja”, tha Murati.
Ai teksa kaloi fjalën te shefi i tij, mori të drejtën të flas në emrin e tij për vlerësimin mbi fillimin e implementimit të kësaj mbështetje për studentët.
“Unë nuk do ta kisha zgjatur më shumë dhe po ia kalojë menjëherë fjalën kryeministrit i cili gjithashtu pra po besoj që është mëse i kënaqur që po fillojmë me këtë mbështetje për gjeneratave të ardhshme, pra të ardhmes së vendit tonë”.


















