Një burrë ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë më 22 dhjetor në Fushë Kosovë.
Ai ishte duke u trajtuar në QKUK, por s’ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve që mori.
Policia tha se drejtuesi i veturës nga pakujdesia e ka goditur atë.
“Rr. Shefki Kuleta, Fushë Kosovë 22.12.2025 – 00:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u lirohet familjarëve”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


















