Kandidati për deputet nga AAK dhe ish-komandanti i UÇK-së, Ahmet Isufi, (#17) së bashku me kandidatët tjerë për deputetë, zhvilloi takim në Kullën e Bashkimit me bashkëkombasit nga Kosova Lindore, ku u diskutuan shqetësimet për pasivizimin e adresave dhe diskriminimin nga pushteti serb.
Isufi theksoi nevojën e rregullimit të statusit të tyre në Kosovë, garantimin e dyshtetësisë dhe u zotua se me qeverisjen Haradinaj do të ketë trajtim më të veçantë për Kosovën Lindore, përfshirë investimet dhe vazhdimin e autostradës Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë.
Takim në Kullën e Bashkimit, i kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, Elbasan Shabani (31), Lindije Vranovci-Matoshi (48), Prof. Veli Kryeziu (53), Mumin Morina (92), Kushtrim Xhemaili(33) dhe Ahmet Isufi (17), me bashkëkombasit tanë të Kosovës Lindore, për të parë nga afër shqetësimet e tyre rreth gjendjes aktuale atje e sidomos për pasivizimin e adresave dhe diskriminimin që u bëhet nga ana e pushtetit serb.
Ishte paraparë të merrte pjesë edhe Gjeneral Agim Çeku por për arsye objektive nuk mundi të jetë prezent.
Në këtë takim theksuam nevojën e rregullimit të statusit të tyre në Kosovë dhe garantimit e të drejtës për dyshtetësi.
U zotuam se me qeverisjen Haradinaj do të ketë kujdes që të bëhet një trajtim më specifik edhe sa i përket sferës së investimeve e sidomos vazhdimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë që ofron lidhjen më të shpejtë të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave.

Tani, ka nevojë që të kemi përkrahje në mënyrë që Kosova ta vazhdojë zhvillimin dhe të kthejë sytë kah Kosova Lindore.
Aleanca ka qenë gjithmonë krah Kosovës Lindore dhe do të jetë e përkushtuar edhe më shumë në të ardhmen për pozitën e bashkëkombasve tanë maranë kufirit.
Faleminderit Kom. Shefketit dhe Kryetarit të OVL të UÇPMB-së, Bejtullah Bejtullahu, për interesimin e mbajtjes afër të bashkëkombasve tanë.
#krahteje
#129
#17




















