Selver Xhelili: Kosova ka nevojë për përvojë dhe vendimmarrje të fortë, ecim bashkë me Bedri Hamzën Kryeministër

E publikuar: 24/12/2025 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Selver Xhelili, ka theksuar se Kosova ka nevojë për lidership me përvojë dhe vendimmarrje të fortë për të përballuar sfidat e vendit.

Ai ka bërë thirrje për mbështetje të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, duke theksuar se vetëm bashkë mund të ecet përpara drejt zhvillimit dhe stabilitetit të Kosovës.

Selver Xhelili u shpreh i bindur se PDK-ja ofron alternativën më serioze për qeverisjen e vendit, duke ftuar qytetarët të mbështesin PDK-në me numër 130, Bedri Hamzën me numër 1 dhe Selver Xhelilin me numër 83.