Ahmet Isufi, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka ndarë një postim nga Lipjani, ku ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me bashkëluftëtarët si në kohë lufte ashtu edhe në paqe.
“Me bashkëluftëtarë si në luftë si në paqe të njëjtë”, ka shkruar Isufi, duke nënvizuar vazhdimësinë e angazhimit të përbashkët për vendin.
Ai ka bërë të ditur se në Lipjan është takuar me kryetarin e komunës dhe kandidatin për deputet, Bashkim Budakovën, me të cilin ka zhvilluar diskutime të gjata rreth së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes.
“Në Lipjan, me kryetarin e kandidatin për deputet, Bashkim Budakova, biseda pafund rreth të kaluarës, të tashmes e të ardhmes, për brezat që duhet të jetojnë në atdheun e lirë, të sigurtë e të zhvilluar”, ka shkruar Isufi.
Në postimin e tij, Isufi ka theksuar se besimi duhet t’u jepet njerëzve që kanë dhënë kontribut të madh për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Besimi duhet t’u ipet atyre që lanë gjurmë në histori, që janë krah i vlerës së lirisë, që ndërtuan shtet e që atdheun e shohin me vizion të qartë, për integrim e bashkim”, shtoi Isufi.
















