Kujtim Shala, nënkryetar i LDK-së, në Debat Plus ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit. Ai e ka akuzuar atë dhe Lëvizjen Vetëvendosje për dëme, qeverisje të keqe dhe për prishje të marrëdhënieve me aleatët kryesorë të Kosovës.
Shala gjithashtu ka kritikuar edhe gjuhën që, sipas tij, Vetëvendosje përdor në raport me subjektet e tjera politike.
“Diskursi apo gjuha që ka përdorur LVV në fushatën e fundit është gjuha e saj origjinale. Pra, nëse thotë se po heq dorë, bën sikur po heq dorë. Është origjinale edhe në kuptimin politik e ideologjik, sepse është krejtësisht etiketuese edhe në kuptimin social,” është shprehur ai.
“Dëmet, qeverisja e keqe dhe qeverisja e keqe me qëllim, raportet me aleatët tanë – me të cilët kemi marrëdhënie ekzistenciale – dëmtimi ekstrem i tyre, sjellja ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese të vendit, sjellja në raport me opozitën… janë disa prej arsyeve që ne i kemi dhënë. Pastaj përfshirja e thellë në korrupsion dhe kriminalitet…” ka thënë Shala në adresë të qeverisjes Kurti.

















