Kandidati për deputet nga Aleanca për ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi vizitoi sot fabrikën e mobilejev “Euro Model”, në Gjilan.
Përpos suksesit, Isufi tha se u njofua nga afër edhe me nevojat për përkrahje nga shteti.
“Sot, bashkë me kndidatët për deputetë, vizituam Fabrikën e Mobiljeve ,,Euro Model’’ në Gjilan, ndërmarrje e suksesshme e vëllezërve Dushica. U njoftuam për prodhimin dhe suksesin e arritur por edhe për nevojat e përkrahjes nga shteti e që në të ardhmen nuk do të mungojë.
Ai tha se, “me Aleancën qeverisja do të jetë krah i mbështetjes së plotë i sektorit privat, për zhvillimin e Kosovës”.
“Jemi shumë të interesuar e të përkushtuar që ndërmarrësit tanë e sidomos prodhuesit vendorë ti përkrahim në mënyrë që të kenë lehtësime e njëkohësisht të ngriten kapacitetet zhvillimore të Kosovës.” – theksoi Isufi.

















