Ambasada e Kosovës në Kroaci, ka dalë me një njoftim për situatën në pikat kufitare të Kroacisë me Serbinë, si dhe të Kroacisë me Malin e Zi.
Në njoftimin e fundit të saj, kjo ambasadë thotë se situata aktualisht është stabile, transmeton Klankosova.tv.
“Megjithatë, për shkak të zbatimit të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), procedurat e kalimit kufitar mund të jenë të ngadalësuara. EES është një sistem i ri digjital i Bashkimit Evropian për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve të vendeve të treta në zonën Shengen dhe ka hyrë në funksion më 12 tetor 2025”, thuhet në njoftim.
















