Ahmet Isufi dhe Ramush Haradinaj nderojn komandantin Lulzim Morina në 25-vjetorin e rënies

E publikuar: 21/12/2025 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Ahmet Isufi ka përkujtuar dhe nderuar komandant Lulzim Morinën, në Hallaq të Vogël të Lipjanit, me rastin e 25 vjetorit të rënies.

Komandant Luli, përveç luftëtar i guximshëm e trim ishte edhe shok e krah i komandantit Ramush Haradinaj e bashkëluftëtarëve gjatë luftës çlirimtare në Zonën e Dukagjinit, por edhe pas luftës besnik me angazhimin e tij në shërbim të atdheut në TMK, ka shkruar Isufi në një postim në Facebook.

“Lavdi jetës dhe veprës së luftëtarit të devotshëm të Lulzim Morina!”