Terrorizohen banorët e fshatit Ratkoc: Një person i vë flakën autoambulancës, tenton të ndezë zjarr edhe në disa shtëpi

E publikuar: 21/12/2025 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fshati Ratkoc i Rahovecit është tronditur mëngjesin e sotëm nga një person i cili ka djegur një autoambulancë dhe ka tentuar t’u vë zjarrin edhe disa objekteve të tjera.

Gazeta Insajderi mëson se personi në fjalë është Halil Hoti, i cili aktualisht është në kërkim nga Policia.

I dyshuari ka tentuar të hapë zjarr edhe në oborrin e shkollës, por është ndaluar nga qytetarët. Po ashtu, ai ka hapur zjarr edhe në një shtëpi duke përdorur mjete piroteknike.

“Duke ikur nga policia, ka tentuar të hapë zjarre edhe nëpër shtëpi me qëllim që t’i shmanget policisë. Banorët janë mobilizuar dhe kanë arritur t’i ndalojnë zjarret”, ka thënë një qytetar nga fshati Ratkoc.

Personi në fjalë dyshohet se edhe në të kaluarën ka pasur vepra penale.

Sipas një videoje të publikuar në Facebook nga faqja “Fshati Ratkoc”, shihen momente dramatike të djegies së autoambulancës në Qendrën e Mjekësisë Familjare.