“Le të kthehet Hashim Thaçi e kushdo, s’ka kush që e nalë”, Bahtiri me lëvdatat për Kurtin

E publikuar: 21/12/2025 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarët e partisë së Vetëvendosjes duket se po i bëjnë konkurrencë çdo partie tjetër në Kosovë, nëse hyjnë në garë për ‘kush e do më shumë liderin’.

Këtë e dëshmojnë çdo ditë, dhe sot më së shumti ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, kandidati për deputet, Agim Bahtiri.

Në një intervistë për Reporterin, Bahtiri tha se është “epoka e Kurtit”.

Kur u pyet nëse do të ishte konkurrencë për ish-liderin politik, Hashim Thaçin, që është tani në Hagë, Bahtiri u përgjigj kështu:

“Le të kthehet Hashim Thaçi e kushdo, s’ka kush që e ndal. Le more, është epoka e Albin Kurtit,” ka thënë ai.