Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Titon, puthje romantike mes çiftit

E publikuar: 21/12/2025 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm disa orë pas spektaklit të parë të Big Brother VIP 5 ka nisur gjithashtu edhe Big Brother VIP Fan Club nën moderimin e Kiara Titos.

Ky program nisi ndryshe, ku i pari që hyri në skenë ishte fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, i cili prezantoi bashkëshorten e tij.

“Zonja dhe zotërinj, çapaçula. Në shtëpinë e tretë më të famshme, se e para është Shtëpia e Bardhë, e dyta është Shtëpia e Big Brother, e treta është kjo ku jam unë, shtëpia e Fan Club BBVIP”.

“Kam ardhur vetëm për një qëllim. Ju do thoni çfarë do ky këtu. Unë do prezantoj atë që do e prezantoj. Ajo është një vajzë, një grua tashmë, që nuk do të jetë kurrë vetëm sepse më ka mua në krah. Janë munduar ta lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën. Ajo është drita e diellit. Bashkëshortja ime, nëna e Lunës, Kiara Tito Ejlli”, theksoi ndër tjerash.

“Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij. Tani mua më duhet të iki se më vjen nëna në Rinas. A të rri unë apo merresh vetë ti me këto”, u shpreh me batuta Luiz Ejlli”.

Batutat vazhduan me Kiarën që tha: “Një pyetje kam unë. Unë jam këtu, ti je këtu, ku është Luna?”.

Në fund nuk munguan as momentet romantike mes çiftit, me Luizin që i dhuroi një puthje Kiarës përpara se të largohej. /Telegrafi/