Mbi tri orë pritje në Merdar për të hyrë në Kosovë

E publikuar: 21/12/2025 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë rikthyer kolonat në pikat kufitare të Kosovës, me ardhjen e festave të fundvitit.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje më të gjata ka në pikën kufitare në Merdar, nga 180 deri në 200 minuta.

Pikat tjera janë më të lira, derisa pritjet shkojnë më së shumti deri në 10 minuta.

Nuk ka pritje për të dalë nga vendi.