Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

E publikuar: 21/12/2025 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fshatin Leshak të Leposaviqit është arrestuar një ish-pjesëtar i ministrisë së brendshme të Serbisë (MUP).

Ai dyshohet për përfshirje në rrëmbimin e shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviq, nga ana e Serbisë, rast i cili ndodhi më 1 nëntor të këtij viti brenda territorit të Kosovës

Arrestimin e tij e ka konfirmuar ministri në detyrë Xhelal Sveçla, i cili tha se i arrestuari ka qenë i integruar në Policinë e Kosovës nga viti 2013, por që në ndërkohë kishte dhënë dorëheqje.

Lidhur me rastin në fjalë detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

Policia bëri të ditur se kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit nga ku kanë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale, 9 telefona celularë, 1 llaptopë, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe 1 tytë arme.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.