Gjashtë të arrestuar në Brezovicë për organizim të lojërave të fatit

E publikuar: 21/12/2025 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjashtë persona janë arrestuar në Brezovicë për bixhoz të jashtëligjshëm.

Policia ka dhënë detaje:

“ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË KUNDËRLIGJSHËM & POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE- Brezovicë / 20.12.2025 – 22:50. Janë arrestuar 6 të dyshuar; 5 prej tyre m/k dhe 1 shtetas i Serbisë për shkak se gjatë kontrollit nga njësitë policore janë hasur në lokale duke zhvilluar lojëra fati. Te njëri prej të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 1.01 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”