Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot se ka biseduar me homologun kroat, Davor Bozhinovic, për të parë mundësitë e krijimit të lehtësimeve për kosovarët që i bien nëpër Kroaci.
“Ministri Božinović shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij që brenda rregullave të adresoj këtë kërkesë timen. Me këtë rast falënderoj Ministrin për vullnetin dhe gatishmërinë si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive tona.” – shkroi ai.
Postimi i plotë:
Pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët tanë lidhur me pritjet në pikat kufitare gjatë ardhjes në Kosovë, zhvillova një bisedë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, z. Davor Božinović, mbi modalitetet për një kalim kufitar sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët tanë.
Ministri Božinović shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij që brenda rregullave të adresoj këtë kërkesë timen. Me këtë rast falënderoj Ministrin për vullnetin dhe gatishmërinë si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive tona.
Mërgatës sonë i dëshiroj rrugë të mbarë e mirëardhshi në atdhe!


















