Një tentativë grabitjeje është raportuar më mbrëmë në fshatin Medvec të Lipjanit.
Sipas ankuesit, një mashkull kosovar ka vërejtur një person të panjohur me shall mbi kokë dhe me sëpatë në dorë, i cili i kishte kërkuar t’ia dorëzonte të gjitha të hollat që kishte me vete.
Viktima ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes pa pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është raportuar në polici dhe është nën hetime. Njësitë policore janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.


















