Njohja e Kosovës nga Bahamas, Çitaku: Mirënjohje për secilin që kontribuoi në këtë proces

E publikuar: 19/12/2025 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pasi që shteti i Bahamas e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Çitaku ka falënderuar popullin dhe institucionet e Bahamas, duke shprehur mirënjohje për secilin që ka kontribuar në këtë proces.

‘’Lajmeve të mira për Kosovën u gëzohemi gjithmonë. Faleminderit popullit dhe institucioneve të Bahamas për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.Mirënjohje për secilin që kontribuoi në këtë proces, si dhe falënderim i veçantë për miqtë dhe aleatët tanë që na kanë qëndruar pranë dhe na kanë ndihmuar në çdo hap.” – ka shkruar ajo.