Kurti njofton për nisjen e procedurave për ngritjen e memorialit për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në bashkinë arbëreshe në Itali

E publikuar: 19/12/2025 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur nisjen e procesit për ngritjen e një memoriali për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në bashkinë arbëreshe në Itali.

Ky projekt do të realizohet si donacion i Qeverisë së Kosovës për komunitetin arbëresh në Itali dhe synon të përkujtojë kontributin historik dhe sakrificën e familjes Jashari për lirinë e vendit.

“Duke nisur procesin e ngritjes së memorialit për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në bashkinë arbëreshe në Itali. Ky projekt do të jetë donacion i Qeverisë sonë për komunitetin arbëresh në Itali.” –  deklaroi Kurti.