Janë duke u bërë përgatitjet tek lumi Ibër, ku pas pak pritet që aty të jetë edhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Arsyeja e prezencës aty ka të bëjë që sot në ora 16:00 në një ceremoni do të bëhet prerja e shiritit për hapjen e kësaj ure. E kjo hapje po bëhet pikërisht në ditën e parë të fushatës zgjedhore.
Aty kalimithi është parë edhe Agim Bahtiri dhe Nezir Kraki.
Kujtojmë që me 1 korrik të këtij viti, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte vendosur gurthemelin e njërës prej dy urave.
Vlera e kontratës për ndërtimi e këtyre dy urave të reja, njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë kapte shifrën e rreth 3 milionë eurove./EO
















