Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, shqiptari arrestohet në Serbi

E publikuar: 17/12/2025 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Serbi, pasi në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

“Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç”, tha policia, raporton A2CNN.

Klejvis Metalla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë. “Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri”, shtoi policia.