Berat Lahu publikon dokumentin: Kompania e Vuk Hamoviqit u licencua nga ZRRE’ja më 2021’ën

E publikuar: 16/12/2025 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asamblisti i pavarur në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu, i cili dikur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar një dokument të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që dëshmon se ky institucion kishte licencuar Energy Financing Team (EFT)-në, kompaninë e biznesmenit serb, Vuk Hamoviq.

Lahu e ka shpërndarë këtë dokument, teksa ka akuzuar ish-deputetin e VV’së, Armend Mujën dhe Ministren në detyrë, Artane Rezvanollin se “po tentojnë ta fshehin të vërtetën e tmerrshme dhe të pabesueshme të llicencimit të EFT”, shkruan Reporteri.net.

“Unë, Berat Lahu, nuk po shpif. Armend Muja dhe Artane Rizvanolli më mirë është ta pranojnë se sa të perpiqen ta fshehin te vërtetën e tmerrshme dhe të pabesueshme të licencimit të EFT. Me 02 Shtator 2021, është Licencu EFT, nga ZRRE”, ka shkruar Lahu.

Marrëveshja për qelitë me qira, 15 zyrtarë korrektues të Kosovës përfundojnë trajnimin në Danimarkë
Sipas dokumentit të publikuar nga Lahu, nënshkrimi i dhënë nga Ymer Fejzullahu i ZRRE’së është i datës 2 shtator 2021.

Ndryshe, Muja ka deklaruar para dy ditësh se EFT është licencuar për herë të parë për tregtim të energjisë në vitin 2008, në kohën e qeverisjes PDK–LDK.

“Më pas, licencimi për transit të energjisë dhe përdorim të linjave interkonektive është miratuar në vitin 2016, po ashtu gjatë qeverisjes PDK–LDK. Asnjë nga këto vendime nuk është marrë pas vitit 2021 dhe as nuk lidhet me Qeverinë Kurti apo me Lëvizjen VETËVENDOSJE!.”, ka shkruar Muja.