Kërkohet ndihmë për tetëvjeçaren nga Drenasi që po përballet me kancer

E publikuar: 16/12/2025 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Remzi Kiqina nga Baica e Drenasit, u është drejtuar qytetarëve me një apel për ndihmë, duke kërkuar mbështetje për vajzën e tij të tetëvjeçare, e cila po përballet me një betejë të rëndë kundër kancerit.

Ai tha se vajza e tij është një fëmijë plot jetë, buzëqeshje dhe ëndrra, por sot është e detyruar të përballet me një sëmundje që asnjë fëmijë nuk duhet ta përjetojë.

Sipas tij, çdo ditë është e vështirë për familjen, ndërsa trajtimet mjekësore janë të rënda dhe shpenzimet financiare shumë të mëdha.

Shuma që i duhet kësaj familje është 85.500 euro për ta trajtuar vajzën e tyre në Stamboll.

NUMRI I TELEFONIT:  +386 49 373 029

Linku ku mund të jepni donacion KËTU