Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar qëndrimin e VV-së për t’iu rikthyer paraqitjeve mediatike, për çka thotë se as Albin Kurti e as Glauk Konjufca nuk munden me i justifiku indikatorët negativë gjatë qeverisjes së LVV-së.
“LVV ka vendosë më herët mos me u paraqitë në media, gjithashtu për shkak se pjesëtarët e tyre kanë pësu debakël kur kanë marrë pjesë në debate. Mos të harrojmë që askush, përfshi Kurtin e Konjufcën, nuk munden me i justifiku indikatorët negativë gjatë qeverisjes së LVV-së. Prej ekonomisë, punësimit, deficitit e deri te izolimi, skandalet dhe krizat me energji. Mos me folë për bllokadat e qëllimshme në Kuvend, që të gjithë e dinë që i ka bë LVV. Kështu që, nuk isha befasu nëse ky ndryshim i taktikës ka me e ekspozu LVV-në edhe më shumë dhe qeverisjen e tyre. Çka ju thua kur të thojnë kundërsharët politik që na ke perzullu Dialogun Strategjik me SHBA e na ke ngri avancimin në BE? Na ke shti në sankcione e masa të BEsë? Kur të i pysin, “a keni premtu me e ulë çmimin e rrymë?” pse është rritur disa herë? Pse dhe qysh është e mundshme qeveria juaj me u shëndru si një prodhues kronik të inflacionit dhe rritjes së çmimeve e mos me tregu asnjë kompetencë, as mesatare, me menaxhu inflacionin dhe ekonominë? Si mundesh me justifiku që importi i energjisë, 5x më i shtrenjtë se prodhimi vendor, është rritur me qindra milionë euro në vit?”, ka shkruar ai.
Më tej ka shkruar se “Si mundesh me justifiku kur kostoja e jetës është dramatikisht më e lartë, e fuqia blerëse e qytetarit dhe familjeve është e margjinalizuar dhe e rrezikuar? Si e justifikon që i ke sulmu bizneset dhe ke tentu me i mbyllë? Nuk ke lanë kënd pa e lincu e sha, duke i quajt njerëzit “armiq” e “udbasha”. I ke sulmu gazetarët dhe veç që nuk ke ushtru dhunë fizike brenda KQZ-së, e nuk i ke ndalu njerëzit me sha e me përça shoqërinë ditë e natë për 5 vite. Tash, pjesëmarrja publike në debate live me kandidatë tjerë e ekspozon krejt çka ka ndodhë vitin e fundit dhe pesë vitet më parë. Normal që ka pas edhe naj moment të mirë, por shumica, ndoshta 80%-90%, kanë karakter jo të mirë”.


















