Kosova ka fituar dy Medalje të Bronzta në Olimpiadën Ndërkombëtare Iraniane të Gjeometrisë – IGO 2025.
Ajo u mbajt në mbi 40 shtete të botës.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka njoftuar se fitues të këtyre medaljeve janë dy nxënësit: Ajan Hajrullahu dhe Vesa Xhymshiti.
Kjo shoqatë ka uruar ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësimin e denjë në këtë olimpiadë prestigjioze.



















